Rrahje në Gostivar, mosmarrëveshje rreth pronës

Pesëdhjetëvjeçar I.A. nga Gostivari, të enjten në ora 10:40 ka raportuar se njëzet minuta më parë në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga 50-vjeçarja M.N. dhe 24-vjeçari K.N. nga Gostivari.


Pak më vonë, K.N. ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga I.A., për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike.

Pasi çështja të jetë dokumentuar plotësisht kundër të përfshirëve do të pasoj parashtresë përkatëse.