Regjistrohen 75 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 887 teste, ndërsa janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19.


Nga atje njoftojnë se janë regjistruar 99 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 342.323, numri i të shëruarve është 332.150, numri i atyre që humbën jetën është 9.524, ndërsa numri i rasteve aktive është 649.