Pas denoncimit publik që u bë nga alpinistja Mrika Nikqi për sulmin seksual, ka reaguar edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka thënë se dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale dhe çështje politike.

“Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh. Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë!❤️”, ka shkruar kryetari i Pejës.
Flori Beqiraj dyshohet se është personi që shihet në video duke e sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikqi në qendër të Pejës.

Nikqi përmes një video të publikuar në Facebook shfaqi momentin kur ajo sulmohet seksualisht.