Rama u tërhoq nga fasha 800KW për energjinë, reagon ERE

Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme tërheqjen nga vendimi për të rritur çmimin për fashën mbi 800 kilovat.


ERE sqaron përmes një deklarate për mediat, se ka publikuar tashmë listën e re të çmimeve, për ata familjarë që konsumojnë mbi 800 kWh. Sipas, ERE këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

ERE bën me dije, se ende nuk ka marrë vendimin që hyn në fuqi dhe në ditët në vijim mund të rishikohet, teksa theskon se ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.

Deklarata e plotë:
Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal.

ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.

ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë.