Rama nuk kursen batutat për ambasadorin e SHBA-ve në Serbi: Kujdes kur flisni se na kupton çfarë themi

Kryeministri Edi Rama shquhet për batutat e tij me politikanët.

Në pjesën më të madhe të takimeve me homologë ndërkombëtarë dhe jo vetëm, Rama nuk i ka kursyer batutat.

I tillë është edhe rasti konkret, ku Rama ka “ngacmuar” ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christofer Hill.

Në fjalën e tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd Rama i ka thënë pjesëmarrësve të kujdesen se çfarë thonë, pasi ambasadori e kupton gjuhën që flasin.

“Ambasadori si të gjithë amerikanët di gjuhën e tij dhe tonën prandaj kur flisnin në prani të tyre bëni kujdes se na kuptojnë. Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe 2 miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë 2 vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë”, tha Rama.