Ushtarët rusë që dezertojnë, refuzojnë të luftojnë, nuk i binden urdhrave ose i dorëzohen armikut, mund të përballen me 10 vjet burg.
Presidenti Vladimir Putin nënshkroi të shtunën ligjin që sjell dënime më të ashpra për ushtarët, i cili u miratua në fillim të kësaj jave nga dhomat e parlamentit, sipas mediave ruse.

Sipas ligjit të mëparshëm, ushtarët dezertues përballeshin me pesë vjet burg.

Kjo vjen pasi disa ushtarë rusë në Ukrainë kanë refuzuar të luftojnë, si dhe raportimet për rekrutët që ikën nga vendi në një përpjekje për të shmangur dërgimin në vijën e parë.