Policia në Tetovë arreston disa persona për përleshje fizike

Mbrëmë (19-shtator) rreth orës 21:20, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat Sh.B. (72) dhe Ç.B.(31). nga Brodeci i Tetovës dhe V.A.(28) nga Tetova, të cilët janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Sipas kallëzimit, në përleshje janë përdorur mjete druri dhe metali, ndërsa arsyeja dhe shkaku i përleshjes kanë qenë keqkuptimet familjare të personit V.A. me gruan e tij 26-vjeçare. Të përfshirët në përleshje Sh.B. dhe Ç.B. janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Ts