Mbrëmë (22-shtator) në ora 02:10, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 40-vjeçaren S.F. nga Prilepi me qëndrim të përkohshëm në Gostivar e cila ka shkelur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “Risto Oxhaklievski” në Gostivar dhe menjëherë pas kësaj personin M.C.H.(39) nga Shkupi, po ashtu me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, për shkak të dyshimit se e ka sulmuar fizikisht S.F.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa për dy femrat do të përgatiten parashtresa përkatëse.Ts