Policia e vret kosovarin në Berlin, dyshohet se e mbyti ukrainasen me sëpatë

Një 23 vjeçar nga Kosova është vrarë nga policia në Berlin, pasi ai dyshohet se e ka mbytur me sëpatë një grua nga Ukraina.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së dielës në Lichtenberg.

Policia thotë se krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti, shkruaJnë mediat gjermane.

“Të dielën rreth orës 7:400 në mëngjes ka ndodhur një vrasje në lagjen Lichtenberg të Berlinit, tha një zëdhënës i policisë për Rbb24.

Dyshimet e para janë se deri te ngjarja e rëndë ka ardhur pas mosmarrëveshjes që kishin çifti i cili jetonte në katin e nëntë të një apartamenti.

“Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vend, një burrë goditi një grua me sëpatë, kështu që oficerët përdorën armën e zjarrit,” tha zëdhënësi i policisë Martin Dams në një deklaratë të parë për rbb|24.

Ai theksoi se në momentin kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes kosovari e kishte goditur për vdekje ukrainasen.

Sipas dëshmitarëve burri dhe gruaja ishin fjalosur para ngjarjes.

Bëhet e ditur se gruaja nga Ukraina kishte 27 vjet.