Policia e Tetovës në gjah pas shoferëve të dehur

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë me datë 10/11 shtator nga ora 22 deri në ora 04:00 kanë kryer aksion-kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve nëse dhe sa prej tyre drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë zbuluanr dhe sanksionuar ligjërisht 12 drejtues mjetesh (TE-7 dhe GV-5), nga të cilët 1 (TE) rezulton me përmbajtje alkooli në gjak deri në 2 promilë, ndërsa 1 (TE) kanë refuzuar kryerjen e alkotestit.Të gjithë kundërvajtësit janë përjashtuar nga qarkullimi, përkohësisht iu është konfiskuar patentë shoferi dhe janë përgatitur parashtresat e parashikuara me ligj dhe të njëjtit do të ballafaqohen edhe me masë mbrojtëse ndalesë nga 3 deri më 12 muaj, gjatë kontrollit gjithashtu janë sanksionuar me parashtresa adekuate 16 lloje tjera të kundërvajtjeve (TE-10 dhe GV-6).