Policia e Tetovës gjen kanabis të mbjellë në tokë shtetërore

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka gjetur 50 rrënjë kanabisi, të mbjellë në tokë shtetërore. Nga SPB thonë se për rastin në fjalë është ndaluar një 26-vjeçar, i cili posedon tokë në afërsi të tokës shtetërore, ndërsa tek i njëjti janë gjetur edhe disa rrënjë.

“Dje (08-shtator) rreth orës 09:00, në arë në rrugën lokale Leshkë-Rataj, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 50 kërcell “kanabis”. Numri më i madh i bimëve ka qenë në një arë shtetërore, e disa prej tyre në arën fqinje të personit R.B.(26), i cili është thirrur në komisariat pak më vonë. Në koordinim me Prokurorin Publik rrënjët e bimëve janë dërguar për ekspertizë. Rasti është duke u zbardhur”, thonë nga SPB-Tetovë.

Sektori për Punë të Brendshme gjithashtu njofton se po të njëjtën ditë, në rajonin e Negotinës së Pollokut janë gjetur rreth 150 rrënjë të kanabisit.

“Dje (08-shtator), gjithashtu rreth orës 17:30, në një arë në rajonin e Negotinës së Pollogut, në zonën “Prapadishtë”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 130 deri në 150 kërcell “kanabis”. Në
stacionin policor është thirrur pronari i arës, A.N.(56) nga Negotina, janë ngritur disa rrënjë të bimës për ekspertizë, ndërsa të tjerët janë asgjësuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.