Përkeqësohet gjendja e Alexei Navalnyt në burg

Situata e Alexei Navalny-t po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Shkak janë bërë kushtet e burgut që po kërcënojnë shëndetin e opozitarit të burgosur, raporton Reuters.

Navalny u arrestua në janar të vitit të kaluar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku u tentua të hemohej në Siberi me një toksinë nervore të epokës sovjetike.

Rusia mohon se ka tentuar ta vrasë. Ai vuan dënimin për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore të cilat ai i mohon.

Në një postim në llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram, secila me miliona ndjekës, Navalny shkroi javën e kaluar përmes avokatëve të tij se ai ishte dërguar në një qeli dënimi për herë të tretë në gusht në shenjë hakmarrjeje për aktivitetin e tij politik. Shërbimi i burgjeve nuk iu përgjigj një kërkese për koment.