Përgjegjësi për zjarrin në repartin e kirurgjisë torakale

Pasi u vërshua nga rreshjet e shiut, ndërtesa e klinikave kirurgjikale pranë Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup, e më saktë salla e operacionit dhe një pjesë e repartit të Klinikës universitare për kirurgji torakale, u kapluan nga zjarri dhe kështu kanë rrezikuar jetën e pacientëve të shtrirë. Kësaj radhe, për fat, nuk kishte të vdekur e as të lënduar.

Aleanca për Shqiptarët pyet:
A ka pranim teknik salla e operacionit dhe pjesët tjera të repartit të renovuar, nëse po, kush e ka nënshkruar?
Përse nuk funksionon salla e operacionit e përuruar dy herë nga qeveria LSDM-BDI për poena të ulta politike dhe e shpallur si sallë kirurgjikale “me standarde botërore”?
Përse drejtori i klinikës nuk e ka informuar ministrin e shëndetësisë dhe më skandalozja, ai informohet tek pas katër ditëve?

Aleanca për shqiptarët kërkon:
Ministri i shëndetësisë, z. Sali, urgjentisht të vizitojë klinikën në fjalë dhe të prononcohet për dhe rreth rastit në fjalë!
Ministri i shëndetësisë të kërkojë përgjegjësi prej Drejtorit Jakupi për lëshimet eventuale dhe sjelljes së tij nonshalante ndaj institucionit – Ministër i shëndetësisë!
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në procedurë të shpejtuar të inicojë reintegrimin e Klinikave universitare që të evitohen tragjeditë e këtij lloji dhe padëgjueshmëria e drejtorëve partiak.

Aleanca për Shqiptarët
Departamenti i shëndetësisë

Bekim Tateshi
12.09.2022