Pendarovski nesër mbledh Këshillin e sigurimit, rend dite kriza energjetike

Nesër në ora 11 në Kabinetin e presidentit të RMV-së do të mbahet seanca e 17-të e Këshillit të Sigurimit.


“Në rend dite të seancës do të jetë kriza energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe masat për tejkalimin e saj. Në seancë përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pas mbarimit të seancës, deklarata për shtyp do të japin presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.