Pendarovski nënshkroi dekretet për 5 ambasadorë të rinj! Kuqi në Norvegji, Buxhaku në Kanada, ndërsa Rusi shkon në Bullgari

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese sot nënshkroi dekrete për emërimin e pesë ambasadorëve. Maqedonia e Veriut do të ketë ambasadorë të rinj në Republikën Sllovake, në Kanada, në Mbretërinë e Norvegjisë, në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Republikën e Bullgarisë.

Evgenija Ilieva u emërua ambasador në Republikën Sllovake, Agron Buxhaku u emërua ambasador në Kanada, ndërsa Driton Kuqi u emërua ambasador në Mbretërinë e Norvegjisë.

Metodija Belevski u emërua ambasador në Mbretërinë e Belgjikës, ndërsa Agnesa Rusi Popovska në Republikën e Bullgarisë.