Pasi e gjobiti, shoferi në Suharekë kërcënon policin përmes rrjeteve sociale

Një person në fshatin Peqan të Suharekës është arrestuar, pasi që i njëjti, pas pranimit të një tikete kundërvajtje, ka kanosur zyrtarin policor përmes rrjeteve sociale.

Personi më pas është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes. /Klankosova.tv/