Pas takimit me Kim, flet Celibashi: Përcolli shqetësimin e SHBA-ve për financimet ruse

Kreu i KQZ, Ilirja Celibashi zbuloi detaje nga takimi që pati sot me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Ai tha se Kim përcolli shqetësimin e SHBA-ve për financimet ruse.

“Kim përcolli shqetësimet e SHBA për financimet ruse, natyra e diskutimit ishte informimi dhe përcjellja e një shqetësimi nga ana e tyre. Përcollën shqetësim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ato ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Një lloj informimi dhe përcjellja e një shqetësimi, nuk u bën diskutime, ata si përfaqësues të PD konfirmojnë nevojën për ta qasur nga pikëpamja rregullatore, në vijim do ketë ndryshim,” tha Celibashi.