Paguan 500 denarë për pushim vjetor, Inspektorati i punës nuk ka konstatuar shkelje?

Inspektorët e punës nuk kanë vepruar sipas ligjit në një rast lidhur me mosrespektimin e të drejtave të punës në një kompani private me rreth 200 të punësuar, gjegjësisht nuk kanë parë shkelje të ligjit duke u paguar 500 denarë për pushim, në vend të 40 për qind e pagës mesatare.

Katica Nikolovska nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot në seancën e Komisionit informoi se kompania pas raportimit dhe kontrollit të inspektorëve ka lidhur marrëveshje me sindikatat në kompani për pagesën e 500 denarë dhe inspektori i autorizuar në mbikëqyrje të jashtëzakonshme të kompanisë nuk ka konstatuar shkelje.

Në seancë, anëtarët e ndërprenë veprimin lidhur me rastin dhe propozuan që drejtorit të Inspektoratit të Punës dhe Këshillit Inspektor t’i dorëzohet iniciativa për përcaktimin e përgjegjësisë së inspektorit.

Nikolovska sqaroi se bëhet fjalë për, siç tha ajo, nëpunësit civilë të cilët nuk e kanë kryer punën e tyre, gjegjësisht nuk kanë vepruar sipas ligjit për raport për punë nate pa pagesë, rekurs apo pushim vjetor në privat. Informoi se Komisioni ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës që t’i konstatojë lëshimet dhe të njëjtën kërkesë ia kanë bërë Inspektoratit edhe Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit.