Osmani: Prezantuam prioritetet e kryesimit

Maqedonia e Veriut prezantoi në Vjenë kornizën prioritare të kryesimit të vendit me OSBE-në në vitin 2023. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se përgatitjet për kryesimin janë rezultat i një procesi afatgjatë dhe kompleks i cili zhvillohet në nivelin më të lartë politik dhe diplomatik.


“Kriza e sigurisë e shkaktuar nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës paraqesin sfidën më të vështirë për funksionalitetin e OSBE-së jo vetëm nga këndvështrimi human dhe i barabartë por edhe nga këndvështrimi thelbësor politik dhe administrative. Ky precedent sigurie drejtpërdrejtë i rrezikon shtyllat mbi të cilat mbështetet organizata dhe roli i saj. Sigurisht se në këto prioritete hynë edhe konfliktet e ngrira, menaxhimi dhe parandalimi i këtyre konflikteve dhe parandalimi i eskalimit të tyre. Në kuadër të presidencës do të punojmë në ndërtimin e shoqërisë së qëndrueshme dhe të integruar, modeli autentik i demokracisë funksionale multietnike i krijuar mbi parimet e përcaktuara të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit që është pjekur në kulturën tonë të njohur të dialogut dhe kompromisit” – Bujar Osmani, ministër i Jashtëm