Nuredini: Kemi ofertë të pranueshme për ndërtimin dhe menaxhimin e HEC-it Çebren

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mbajti pres konferencë për ecurinë e procedurës për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujërave të Cërna Rekës për ndërtimin e hidrocentraleve. Përkatësisht, sot deri në orën 11 ishte afati i fundit për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për ndërtimin dhe menaxhimin e HEC-it Çebren në partneritet publiko-privat me SHA ESM, projekt për të cilin procedura filloi më 17 janar 2020 me miratimin e Vendimit të Qeverisë.

Sipas procesverbalit të Komisionit, kanë arritur oferta nga dy kompani, nga Konsorciumi PPC dhe Çirodron Group nga Greqia dhe nga EDF nga Franca.

– Sipas procesverbalit janë dy oferta – nga të cilat u konstatua se oferta e Konsorciumit grek është e pranueshme, ndërsa oferta e kompanisë franceze EDF është ofertë jo detyruese dhe nuk është dorëzuar garancia bankare e kërkuar – informoi Nuredini.
– Kjo është një ditë historike për sektorin e energjisë. Dua të theksoj se në të gjithë procesin, ne si Qeveri u përkushtuam maksimalisht që ky projekt të ketë sukses, pas 13 përpjekjeve të pasuksesshme në 20 vjet. Kjo është arsyeja pse ne i projektuam mirë kushtet dhe dëgjuam nevojat e aplikantëve. Kjo është një procedurë në kohën e duhur dhe si shtet jemi gati për realizimin me sukses të këtij projekti. Këto hidrocentrale do të sigurojnë energji të balancuar dhe projekti do të realizohet si partneritet publik-privat, ku partner publik do të jetë SHA ESM- theksoi Nuredini.
Pas periudhës së vlerësimit, e cila zgjat 60 ditë, pritet nënshkrimi i Marrëveshjes, e cila duhet të bëhet deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2023. Prodhimi i parë i energjisë elektrike parashikohet të nisë në vitin 2028-2029. Sistemi i hidrocentraleve në Cërna Rekë duhet të prodhojë energji të balancuar prej të paktën 333 megavat energji dhe do të paraqesë bazën e rrjetit të brendshëm të energjisë.
-Obligimet në fushën e investimit i bartë plotësisht operatori privat”- informoi Nuredini.