Një bari qëlloi ndaj qenëve, por plagos një kalimtar

Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Vojnik të Kumanovës.


Një bari ka shkrepur me armë ndaj një kalimtari, njoftojnë nga MPB.

Me datë 05.09.2022 në ora 21:18 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm Kumanovë është raportuar se me lëndime është sjellë J.S. nga Kumanova.

Siç ka raportuar ai, teksa po ecte është goditur nga një bari, i cili ka qëlluar me pushkë në drejtim të qenve.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, thotë policia.