Nis seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Ka filluar seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seanca ka nisur me prezantimin e palëve, njofton Klan Kosova.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë prezentë në sallë, por janë duke e përcjellë seancën përmes video lidhjes.