Në rrjedhë është aplikimi për akomodim në konviktet për studentë -brucoshë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në rrjedhë është aplikimi për akomodim në konvikt për studentët e viti të parë të studimeve. Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa afati i fundit është 16.9.2022.


Dokumentet e nevojshme për studentët e vitit të parë janë të shënuara në konkursin e publikuar në portalin e shënuar dhe nga ku të njëjtët duhet të shkarkohen, plotësohen dhe përsëri të bashkangjiten në aplikacion.

Lista përfundimtare e studentëve të pranuar do të publikohet më 30.09.2022 në tabelat e shpalljeve në konviktet e studentëve dhe në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk.