Ndalohet nga policia një person nga Piroku

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë dje (28 shtator) rreth orës 13:15 e kanë ndaluar 42-vjeçarin B.O. nga Piroku i Tetovës, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka penguar të kryejnë veprime zyrtare në rrugën e  “Ilindenit” në Tetovë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.Ts