Ndalohet nga policia e Tetovës një person me sjellje agresive ndaj tyre

Dje (08-shtator) në ora 07.00, në rrugën “Lubotenska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 38-vjeçarin N.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës, i cili është sjellur në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka ofenduar gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të rastit kundër N.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.Ts