Ndalohen në Kamjan dy persona nga Vaksinca e Kumanovës

Mbrëmë (18-shtator) rreth orës 22:30, në afërsi të kryqëzimit për në Kamnjan të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personat H.A.(37) dhe E.E.(28) nga Vaksinca e Kumanovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer në veturën e tyre “Volkswagen Golf 5” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga H.A., kanë gjetur një pistoletë gazi “Retai Baron HK” me kornizë bosh, për të cilën nuk kishin dokumentacion. Atyre iu është marrë arma dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.Ts