Nasa, Sonda përplaset me sukses me një asteroid

Sonda Dart e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, është përplasur me sukses në një asteroid, duke shkatërruar veten në këtë proces.

Përplasja ishte e qëllimshme dhe ishte dizajnuar të testonte nëse shkëmbinjve hapësinorë, që mund të kërcojnë Tokën, mund t’iu ndryshohet kursi në mënyrë të sigurt. Kontrollorët në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar të Universitetit Johns Hopkins, pritën me gëzim pamjet e kapura nga kamerat në sondën Dart.

Sipas të dhënave të para, vendi ku u përplas sonda ishte vetëm 17 metra larg qendrës së asteroidit Dimorphos. Sonda Dart po lëvizte me një shpejtësi relative prej 22.000 kilometrash në orë kur hasi dy asteroid, një më i madh dhe një më i vogël, dhe më pas softueri i navigimi rregulloi trajektoren e sondës dhe ajo u përplas me asteroidin Dimorphos.

Nga pamjet e marra nga sonda, shkencëtarët thanë se asteroidi kishte formën e një diamanti dhe në disa pjesë të sipërfaqes së tij kishte gurë, por disa zona ishin të lëmuara.