Misioni i OKB në Zaporizhzhia, flet kreu i IAEA: Ka rrezik që centrali të dëmtohet

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi tha se katër nga gjashtë anëtarët e ekipit të tij do të largohen javën e ardhshme nga termocentrali i Zaporizhzhia.

Grossi foli në Vjenë pasi përfundoi një turne në zona të caktuara të termocentralit të pushtuar nga Rusia. Ai tha gjithashtu se uzina nuk funksionon plotësisht, por jo në zona kritike. Grossi gjithashtu e përshkroi situatën si jashtëzakonisht komplekse dhe sfiduese.

Ai tha se gjithashtu pret të prodhojë një raport për qytetin në fillim të javës së ardhshme dhe se një qendër tjetër krize është ngritur në uzinë. Grossi vuri në dukje se ai ishte në gjendje të inspektonte gjithçka që ekipi i tij kishte kërkuar.

“Integriteti fizik i uzinës është cenuar, jo një herë, por disa herë”, tha Grossi në konferencë.

“Aktiviteti dhe operacionet ushtarake po shtohen në atë pjesë të vendit dhe kjo më shqetëson shumë. Ka referenca për ofensivë, kundërsulm… Nuk dua të hyj në këtë pjesë, sepse nuk është fusha ime, por është e qartë dhe të gjithë e dimë. Mundësia statistikore për më shumë dëmtime fizike është e pranishme”, shtoi ai.