Mickoski nuk pranon duel me Arsovskën, thotë se e ndjekë nga afër punën e saj

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka numër të mjaftueshëm të dueleve në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe nuk ka nevojë të shkoj në duel me të, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve Komunën e Jegunocës.


“Vlerësoj se ne liderët e të dyja palëve jemi përgjegjës për të ofruar atë që u nevojitet qytetarëve dhe në atë nivel i bëj thirrje Kovaçevskit që të dalë para qytetarëve për të debatuar. Kur Arsovska ka diçka për të thënë, mendoj se këtë e bën jashtëzakonisht frytshëm në seancat e Këshillit të Qytetit të Shkupit së bashku me këshilltarët. Mendoj se është vendi i duhur ku ajo duhet të shfaq kapacitetet e saj debatuese”, tha Mickoski.

I pyetur nëse do ta pranonte sfidën e deputetit të BDI-së, Izet Mexhiti, i cili tha se do të votonte “për” nëse do të kishte interpelancë për zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, Mickoski theksoi se kjo është “një mundësi e mirë për një ndryshim të plotë të qeverisë”.

“Unë do t’i përgjigjem kësaj sfide vetëm me një kundërsfidë, le të votojmë të gjithë së bashku 61 për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, shtoi Mickoski.

I pyetur për emërimin e drejtorëve të rinj të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, të cilët publikisht u identifikuan si kuadro të BDI-së, Mickoski tha se për këtë duhet të përgjigjet kryetarja Arsovska.

“Ju vetë deklaroni se janë me sugjerim të BDI-së. Vetëm do të përmend se BDI-ja në zgjedhjet lokale tetorin e kaluar ishte kundër Danela Arsovskës dhe ishte për Petre Shilegovin, i cili u mund nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni. Shumica në qytetin e Shkupit udhëhiqet nga VMRO DPMNE dhe koalicioni, shumica në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse janë të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit dhe ne do të monitorojmë nga afër punën e zgjidhjeve të reja kadrovike të Danela Arsovskës. Ne do të monitorojmë me vigjilencë nëse programi për Shkupin modern po përmbushet dhe nëse ka ndonjë devijim nga ai, ne do ta parandalojmë të njëjtën gjë dhe do ta kritikojmë ashpër dhe do ta kthejmë aty ku duhet të funksionojë, sepse ky është programi që ua premtoi shkupjanëve, e ai është për një Shkup modern”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

I pyetur nëse kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputet i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski do të caktojë seancë të këtij Komisioni parlamentar, Mickoski tha se partia zbaton bllokadë aktive në Kuvend, me përjashtim të asaj që është në interes të qytetarëve.

“Nuk shoh interes të qytetarëve për ato nisma që janë parashtruar aty. Është politikë e pastër. Menjëherë pas formimit të Qeverisë së re, të cilën do ta udhëheq VMRO DPME pas zgjedhjeve së parakohshme parlamentare, mund të diskutohet për qëllimin e “Ballkanit të Hapur”, pra, le të pozicionohemi, sepse si parti politike fjalë për fjalë nuk kemi asnjë informacion”, shtoi Mickoski.