Meteo Balkans/ Shmangni udhëtimet në Maqedoni dhe Greqi

Shmangni udhëtimet në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.


Ky rekomandim është dhënë nga parashikuesit e Meteo Balkans.

Shkak për këtë është se moti i rrezikshëm pritet në Maqedoni dhe në Greqinë Veriore.

Kjo do të ndodhë sonte dhe të hënën në mbrëmje. Rreziku është në fazën e verdhë dhe vlen për ditën e sotme, por sonte dhe të hënën kushtet e motit do të përkeqësohen.