Nuredini: Mos u ngroheni me dru se ndoteni ambientin, ngroheni me rrymë (VIDEO)

 

 

 

Kriza Energjetike dhe problemet me furnizimin e saj kanë bërë që në të njëjtën kohë të ritet edhe çmimi i drurit dhe peletit edhe përskaj apeleve që të mos konsumohet çdo lloj materiali për ngrohje tani me rritjen e çmimit të energjisë elektrike qytetarët kanë filluar ti rikthehen drurit dhe peletit. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini apeloi qytetarët që të mos përdorin materiale të dëmshme ngrohëse për të shmangur ndotjen e ajrit gjatë sezonit të ngrohjes. Apeli është një pyetje nga gazetarët se si do të përballet qeveria me këtë rrezik të mundshëm për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta të burimeve që përdoren për ngrohjen e dhomave.

Kriza energjetike dhe ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka ndikuar rëndë në xhepin e qytetarëve ndërsa për më lirë në të shumtën e rasteve zgjedhin drurin në vend të burimeve të tjera për ngrohje në sezonin e dimrit.