Kemi kapacitet dhe motivim që në mënyrë adekuate ta përgatisim vendin tonë dhe institucionet tona përmes ndërtimit të kapacitetit administrativ të fuqishëm dhe të integruar të agjencive për zbatimin e ligjit dhe trupa të tjerë relevantë, prej të cilëve pritet që t’i mbërrijnë standardet e nevojshme, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropian dhe kryenegociator për vendin tonë me BE-në, Bojan Mariçiq në skriningun e sotëm sqarues në Bruksel për Kapitullin 24 “Drejtësi, Liri dhe Siguri”.

Mariçiqi theksoi se ekipi negociator nga Maqedonia e Veriut nga kjo sferë ndjek përvojën paraprake të fituar dhe vazhdon me rregullativat e reja ligjore nga viti 2019 deri më sot, duke potencuar se kjo është përparësi e madhe për ne të cilën duhet ta shfrytëzojmë dhe ta valorizojmë.

Sipas Mariçiqit, siç informoi Sekretariati i Çështjeve Evropiane, Kapitulli 24 është “zemra e bisedimeve”, bashkë me Kapitullin 23, para dhe tani si pjesë e Grupit “Themelet”, sipas metodologjisë së re, për të cilën shprehu bindje se vizioni ku jemi sot dhe ku duhet të jemi deri në vitin 2030 do të reflektohet në Udhërrëfyesin e kërkuar për sundimin e drejtësisë.

Në fjalimin e tij zëvendëskryeministri theksoi gjithçka që ka bërë Maqedonia e Veriut në pjesën e luftës kundër terrorizmit, duke përmendur se është miratuar Ligj për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit – me qëllim të harmonizimit me Direktivën 5 për AML për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për objektivat e larjes së parave ose financimin e terrorizmit (viti 2018/843) dhe rekomandimet e shqyrtuara të Grupit të Punës së Aksionit Financiar.

The content you see is recommended to you based on your interests and/or previous website visits by MonadPlug – globally recognized ad network that allows you to:
Monetize your website through a variety of profitable advertisement formats
Acquire revenue through one of the highest CPC/CPM (Cost Per Click, Cost per Mille) rates in the industry
Access to a fully targeted & customizable ad format roster that can be tailored to match both your website and your audience
What you’ve seen now is what we like to call Native Widgets, but there’s much more than that at your disposal.

Choose one or all of them at once, it’s completely up to you.
We provide solutions to both Premium and Rookie Publishers all around the world by promoting strategical approaches to website monetization.
Big brand Advertisers choose us, so what’s stopping you?
START MONETIZING YOUR TRAFFIC
Cookies policyPrivacy policyTerms and conditions
“Plani i përbashkët i veprimit për luftë kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor mes Komisionit Evropian dhe organeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si kornizë për veprim të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, në vazhdimësi zbatohet”, shtoi zëvendëskryeministri.

Mariçiq theksoi gjithashtu se Qeveria e miratoi Vlerësimin Kombëtar të Rrezikut në mars 2020 në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe përmendi Planin kombëtar të miratuar për riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer dhe anëtarëve të familjeve të tyre me pjesëmarrjen e disa institucioneve shtetërore dhe aktorëve socialë me qëllim zbatimin e prioriteteve të përcaktuara në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.

Sot përfundon dita e dytë e prezantimeve nga Komisioni Evropian për legjislacionin dhe standardet e BE-së në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë për ekipet negociatore nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në këtë fushë. Nga e hëna nisin takimet e skriningut sqarues për kapitullin 23 – “Gjyqësor dhe të drejta themelore”.