Liverpool kryen hap fals, ndahet në barazim pa gola ndaj Everton

Liverpool nuk ka mundur të fitojë sot ndaj Evertonit në shtëpinë e këtyre të fundit.


Skuadra e Klopp ishte pothuajse dominuese gjatë 90 minutave, me shumë raste dhe gjuajtje drejt portës kundërshtare, por nuk arriti të shënonte.

Në minutën e 69-të, Everton shënoi me anë të Coady, por VAR ndërhyri dhe anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Treshja e rrezikshme e sulmit të Liverpool nuk arriti ndeshjen e sotme të shënonte, pasi edhe mbrojtja e Everton ishte në formën e duhur.

Liverpool me këtë barazim, renditet në vendin e 5-të në kuotën e 9-të pikëve, ndërsa Everton në vendin e 14-të në kuotën e 4 pikëve.