Lëndohet një person nga fshati Gallatë i Gostivarit

Dje (13-shtator) në ora 19:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën malore në atarin e fshatiti Gallatë të Gostivarit, duke drejtuar traktor me të cilin ka transportuar dru për ngrohje, 60-vjeçari B.D. nga ky fshat, ka dalë nga rruga. Në aksident ai ka pësuar lëndime të rënda të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit ka inspektuar vendin e ngjarjes.Ts