Lamtumirë Mbretëreshë, arkivoli i monarkes përcillet kështjellën Windsor, do të varroset pranë burrit të saj

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II po dërgohet në kështjellën Windsor, në vendin ku do të prehet pranë burrit të saj, Princi Filip.

Me ceremoni shtetërore Britania e Madhe i jep lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II. Nga e gjithë bota marrin pjesë krerë shtetesh e qeverish, mes tyre presidenti amerikan, Biden e presidenti gjerman, Steinmeier.

Edhe pse ceremonia e varrimit do të zgjasë gjatë ditës, për meshën e përshpirtjes është planifikuar vetëm 1 orë. (09:00). John Sentamu, ish-kryeipeshkvi i Yorkut, që ka marrë pjesë prejt vitesh në përgatitjet për varrimet shtetërore në Britaninë e Madhe, është shprehur për BBC, se “Mbretëresha nuk i ka dashur meshat shumë gjata e të mërzitshme.”

Ceremonia e varrimit pritet të jetë një nga evenimentet më të mëdha televizive. Sipas llogaritjeve në të gjithë botën rreth 4 miliardë vetë e ndjekin ceremoninë e varrimit. Në Britaninë e Madhe ceremonia mund të shihet në televizor, por edhe në monitorë të mëdhenj në sheshe publike. Kjo ditë është shpallur ditë pushimi për të mundësuar që njerëzit të ndjekin ceremoninë./abcnews.al/

*AnashBota
Të ngjashme

Alarm për bombë në spitalin e Pejës

Kartolina me mesazhin prekës e Mbretit Charles në arkivolin e Elizabeth dhe lulja e veçantë në kurorë

Hill: SHBA mbështet përpjekjet e BE-së për të arritur zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi