Pak muaj më parë, britaniku Tony Garnett mori vëmendjen e mediave vendase për shkak të historisë së dashurisë që ai nisi me një refugjate ukrainase që mikpriti në shtëpi, romancë që e çoi në ndarje nga bashkëshortja e tij Lorna dhe dy fëmijët.

22-vjeçarja Sofiia Karkadym ishte një e arratisur nga lufta dhe u strehua nga çifti britanik, në solidarizim me personat që vuanin nga agresioni rus, por mesa duket dashuria e saj me mikpritësin nuk zgjati shumë.

Tony Garnett tregon se e ka përzënë 22-vjeçaren, pasi nuk e mbante alkoolin dhe se në disa raste në mënyrë të çuditshme kishte goditur me thikë murin e shtëpisë ku jetonin.
Gjithashtu britaniku e akuzon ukrainasen se u përpoq të ndërhynte në marrëdhënien e tij me fëmijët, gjë të cilën ai ja kishte bërë të qartë se ato do të ishin përherë të parat për të.

“Bëra gabim që u lidha me Sofian. Siç e kam thënë edhe më parë, marrëdhënia ime me Lornën kishte përfunduar dhe unë isha vërtet i pakënaqur. Por kjo nuk ishte gjëja e duhur për mua. Jam përpjekur ta ndihmoj”, rrëfen i riu.