Kyçyk nuk përgjigjet për nismën e VMRO-së për referendum

Për referendumin e inicuar nga VMRO-DPMNE-ja, sot u pyet edhe eurodeputeti dhe raporutes në parlamentin europian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçyk, por ai nuk dha përgjigje konkrete. Vetëm theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të kthehet drejt shtëpisë e vet, e ajo është Europa. Në pyetjen se si e sheh ai disponimin antibullgar të pranishëm në protestat e opozitës këtë verë dhe nëse mendon se ekziston ende, tha se gjithandej ka disponim nacionalist dhe se kjo nuk çon drejt së ardhmes. Këto Kyçyk i tha sot në Universitetin FON ku u shpall “Honoris Causa” për kontributin në europianizimin dhe krijimin e politikave të mira dhe fqinjësisë së mirë.


0 “Maqedonia e Veriut shkon drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s. E keni arritur qëllimin e madh, të jeni pjesë e NATO-s dhe për këtë jemi krenarë të gjithë, sepse kjo do të thotë ​​siguri, vlerave të përbashkëta, tani pason edhe një hap tjetër i madh është Bashkimi Europian dhe ne të gjithë duhet të ndihmojnë me përpjekje të mëdha, edhe Bullgaria edhe Kroacia edhe Greqia e Rumania, këto vende kanë shumë përvojë në procesin e anëtarësimit dhe në çdo detaj për anëtarësim në BE. Ballkani Perëndimor duhet të kthehet drejt shtëpisë e vet e ajo është Europa”, tha Ilhan Kyçyk, eurodeputet dhe raporutes në Parlamentin Europian për RMV-në.