“Kryqi në Vodno”, Kreshnik Bekteshi i përgjigjet Arjanit Hoxhës (VIDEO)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i është përgjigjur zëvendës-kryetarit të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha i cili ditë më parë apeloi që autoritetet të ndalin ndriçimin e kryqit të Vodnos.


Bekteshi ka thënë se kryqi në Vodno është nën kompetencë të qytetit të Shkupit dhe në këtë komunë siç thotë Bekteshi, partia e Arjanit Hoxhës është në koalicion me Danella Arsoskën.

Deklaron se Hoxha para se të jep propozime të tilla të kryej përgjegjësinë që i takon në bazë të kompetencave pasi që është në koalicion.

“Kanë koalicion në shumicë në qytetin e Shkupit, pikërisht nëpërmes këshilltarëve të dalin me propozim që të sillen masa sa I përket kursimit të energjisë elektrike. Por siç duket nuk e kanë as at fuqi që të inicojnë propozime e le më të miratojnë”, deklaroi Bekteshi, duke shtuar se kjo të ndodhë kur si humbës tenton që me çdo kusht të jeshë pjesë e pushtetit, qoftë edhe pa asnjë ingerencë.