Kryeministri Kovaçevski do të mbaj fjalim në Samimtin për transformimin e arsimit në OKB të Njujorkut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me delegacionin qeveritar të përbërë nga ministri i Punëve të Jashtme Osmani, ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri, shefi i Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në OKB Fërçkovski dhe këshilltari për punë të jashtme i kryetarit të Qeverisë Ademi, sot, më 19 shtator, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, do të marrin pjesë në hapjen zyrtare të Samitit për Transformimin e Arsimit.

Ky samit, i cili mbahet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, mbahet nën patronatin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Guteresh dhe UNESCO-s. Samiti, në të cilin do të debatohet mbi temën e avancimit të sistemeve arsimore në vendet përmes proceseve reformuese transformuese, do të fillojë me një fjalim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Guteres.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski do të mbajë fjalim në Samitin për transformimin e arsimit, në orën 16:00 me orën lokale (22:00 me kohën e Maqedonisë). Në fjalën e tij, kryeministri Kovaçevski do të trajtojë angazhimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe hapat konkretë të ndërmarrë në drejtim të transformimit të arsimit në nivel shtetëror, me qëllim të sigurimit të arsimit cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë.