Kriza energjetike, Bytyqi: Ka ardhur koha të harrojmë kush nga cila parti vjen

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi theksoi se Qeveria e ka patjetër të mbështesë amvisëritë dhe harxhuesit e vegjël, andaj siç shtoi një kohë të gjatë e subvencionon energjinë elektrike për 80% nga çmimi real të cilën qytetarët do të duhej ta paguajnë. Bytyqi theksoi se Qeveria po përpiqet të gjejë burime shtesë të prodhimit të energjisë, për të ndihmuar edhe bizneset më të mëdha që ata të paguajnë çmim më të ulët se sa çmimet e berzës. Por ai shtoi se kjo varet edhe nga bisedimet me Bulgarinë.

“Kjo varet nga bisedimet që po i zhvillojmë me Bullgarinë, sepse ata kanë suficit të në prodhimin e energjisë elektrike dhe gjithsesi me kapacitetet e brendshme të cilat janë pronë private për t’i rrumbullaksuar. Mendoj se ajo që në këtë moment e qartë edhe njëherë ta përsërisë në këtë periudhë të gjithë duhet të sillemi në mënyrë të arsyeshme. Më në fund ka ardhur kohë që të harrojmë kush është kush, nga cila parti vjen dhe çfarë qëllimi politike ka. Në periudhë të krizës, edhe para 2 viteve e kam thënë edhe sot e them zëri i arsyes duhet të sundojë”, tha Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike.