Kriza energjetike, Berlini merr përsipër tërësisht operacionet gjermane të Rosneft

Berlini mori kontrollin e plotë të operacioneve gjermane të kompanisë ruse të naftës Rosneft për të siguruar furnizimet me energji që janë ndërprerë që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska.


Filialet gjermane të Rosneft, të cilat përbëjnë rreth 12 për qind të kapacitetit të rafinimit të naftës në vend, janë vendosur nën mbikëqyrjen e Agjencisë Federale të Rrjetit, tha në një deklaratë ministria gjermane e ekonomisë.

“Ky menaxhment do të adresojë kërcënimin ndaj sigurisë së furnizimit me energji”, vijon në të njëjtën deklaratë.

Ky zhvillim ndodhi ndërsa Gjermania përpiqet të largohet nga karburantet fosile ruse. Moska ka ndaluar dërgesat e gazit natyror në Gjermani përmes tubacionit Nord Stream 1. Lëvizja ka të bëjë me kompanitë Rosneft Deutschland GmbH dhe RN Refining & Marketing GmbH dhe si rrjedhojë aksionet e tyre përkatëse në tre rafineri: PCK Schëedt, MiRo dhe Bayernoil.

Rafineritë ishin mbyllur pasi qeveria gjermane vendosi të reduktojë importet e naftës ruse, duke synuar t’i ndalojë plotësisht ato deri në fund të vitit.

Duke marrë kontrollin e objekteve, autoritetet gjermane më pas mund të operojnë rafineritë duke përdorur naftë të papërpunuar nga vende të tjera përveç Rusisë. /abcnews.al