Krim në familje, burri vret me armë gjahu nënën dhe fëmijën 1 vjeç në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Kavalla të Greqisë.


Një 56-vjeçar ka vrarë me pushkë gjahu ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij 1-vjeçar dhe më pas veten.

Shkak i vrasjes tragjike dyshohet të jenë mosmarrëveshjet që çifti kishte mes tyre. Siç raportojnë mediet greke ish-gruaja e 56-vjeçarit me origjinë gjermane dhe greke kishte në plan të shkonte në Gjermani bashkë me fëmijën.

56-vjeçari kishte shprehur mospëlqim për vendimin e ish-bashkëshortes, raporton abcnews.al.

Mesa duket kjo ka qenë arsyeja e debateve të shumta mes çiftit, që çuan 56-vjeçarin në kryerjen e krimit tragjik.

Policia ka shkuar në banesën ku ndodhi krimi makabër për të hetuar rrethanat e ngjarjes./abcnews.al/