Kovaçevski: Maqedonia, shtëpi e përbashkët e maqedonasve, shqiptarëve dhe përfaqësuesve të popujve të tjerë

-Ju falënderoj që jeni këtu sonte, së bashku ta rrumbullakësojmë festimin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me përcaktim të fuqishëm se të bashkuar në liri i vazhdojmë perspektivat! Perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kur, në referendumin historik më 8 shtator, të vitit 1991, qytetarët, në shumicë të madhe, të bashkuar, pavarësisht dallimeve etnike, politike dhe të tjera, vendosën të jetojnë në shtet të pavarur. Ndërkaq, diçka më pas, i vendosën edh eudhërrëfyesit për zhvillim – anëtarësimi në NATO dhe BE.

Këtë sonte e porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në festimin qendror me rastin e Ditës së pavarësisë – 8 Shtatorit, që mbahet në platonë afër parkut “Ibni Pajko” në Shkup.

“Zëri për shtet sovran dhe të pavarur maqedonas është zë për Maqedoni, shtëpi e përbashkët e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, vllehëve, serbëve, romëve dhe përfaqësuesve të popujve të tjerë që jetojnë në të – shtëpi e përbashkët e rritur mbi përvojën shekullore të tolerancës nacionale dhe fetare dhe respektit – por edhe për arritje të cilësisë së standardeve më të larta në marrëdhëniet ndërnacionale, ashtu siç buron nga fryma e Manifestit të Krushevës”, shfaqi bindje presidenti i shtetit tonë, Kiro Gligorov, në prag të deklarimit në referendum”, tha Kovaçevski.

Ngjarjet më pas, përkujtoi kryeministri, e tregojnë korrektësinë e vendimit që të vazhdohet të hapërohet pas hapave të ilindenasve dhe pjesëtarve të KAÇKM-së, të cilët “të bashkuar në luftë” i vendosën themelet e lirisë dhe shtetësisë.

“Qytetarët në vitet e 90-ta treguan vetëdijesim se bashkimi në të kaluarën, e solli lirinë. Por e dinin edhe se nuk duhet të tërhiqet prapa nga tashmë e arritura – në emër të së ardhmes. Dhe prandaj shikimin e kahëzuan përpara – drejt realizimit të qëllimit të tij progresiv para tyre – pavarësisë, me përcaktimin, të bashkuar ta ruajnë lirinë edhe ashtu të fituar me luftë”, theksoi Kovaçevski.

Me lidershipin e matur politik në atë kohë, vazhdoi kryeministri, kur ndodhi tranzicioni i qetë i Republikës së atëhershme Socialiste të Maqedonisë, në Republikën e atëhershme të Maqedonisë, është ruajtur me rrugë paqësore karakteri unitar i shtetit tonë, diçka që në vendet e tjera të rajonit, për fat të keq, nuk ndodhi. Ndërsa me bashkimin e qytetarëve rreth perspektivës së sapokrijuar – pavarësisë, është hapëruar me guxim në rrugën e sapotrasuar të progresit, që edhe sot e hapërojmë.

“Dy gjëra thelbësore konsiderova se është e nevojshme t’i theksoj, për ç’shkak u ktheva në kontekstin dhe në mënyrën në të cilën është arritur pavarësia e Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut: rëndësia të kihet lidership i matur, i guximshëm dhe progresiv, i cili në moment kyç mund të njohë se çka është e drejtë dhe të udhëheqë përpara dhe rëndësia e unitetit, në angazhimet për arritje të përparimit”, nënvizoi ai.

Përvojat, shtoi Kovaçevski, tregojnë se “duhej të bashkoheshim për pavarësinë e Maqedonisë në vitin 1991; duhej të bashkoheshim edhe kur vendosëm të mbisundojë maturia dhe të parandalojmë zgjerim të konfliktit në vitin 2001; duhej të bashkoheshim kur e ripërtërimë demokracinë në vitin 2017; duhej të bashkoheshim kur sollëm vendime të vështira shtetëformuese, me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut, nga një shtet i izoluar ndërkombëtarisht, e zhvilluam në partnere të respektuar dhe të besueshme, anëtare të NATO-s, në vitin 2020 – dhe sot, duhet të jemi të bashkuar në mënyrë që të realizohet qëllimi ynë i dytë strategjik – anëtarësimi i barabartë në Bashkimin Evropian”, theksoi kryeministri.

“Përfundimisht kjo është e mundur, pas 17 viteve nga statusi i fituar i kandidates. I hapëm negociatat me Bashkimin Evropian. Është mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare, në Këshillin e BE-së. Në rrugën, nga pavarësia – deri më sot, detyrë e jona e shenjtë ishte ta ruajmë identitetin maqedonas dhe ta zhvillojmë mlutietnicitetin funksional, për të cilin sot jemi të njohur në botë. E ruajtëm, e konfirmuam dhe e përforcuam identitetin maqedonas. Maqedonasit dhe gjuha maqedonase janë shkruar në letërnjoftimin e Kombeve të Bashkuara, Dokumentet e para në Bruksel tashmë përkthehen në gjuhën maqedonase. Bashkimi Evropian na pranoi si maqedonas, të cilët e flasin gjuhën maqedonase”, theksoi ai.

Kovaçevski tha se jemi të respektuar dhe të pranuar edhe si shtet i pasurisë së dallueshmërive, ku qytetarët maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, serbë, romë, boshnjakë, dhe të gjithë të tjerët, të cilët jetojnë n[ë Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha ai, kanë të drejta dhe detyra të njejta dhe ndajnë vlera të njejta demokratike, si një Evropë e vogël – dhe në të është fuqia jonë dhe vlera jonë.