Kovaçevski: Kemi udhërrëfyes të qartë për mënyrën e aderimit në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e përsëriti qëndrimin se alternativa e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, njëjtë sikurse synimet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, edhe pse procesi dhe kohëzgjatja e vetë procesit prej 17 vitesh e uli kredibilitetin e Unionit në Maqedoninë e Veriut. Kovaçevski këtë e deklaroi në intervistën për Radio Televizionin e Serbisë, duke folur për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

„Më në fund, muajin e kaluar Maqedonia e Veriut е mbajti Konferencën e parë Ndërqeveritare, е mbajtëm edhe takimin e parë skrining, tashmë kemi një orar të finalizuar për mbajtjen e skriningut dypalësh që fillon më 15 shtator. Shumë shpejt, gjatë ditëve në vijim, Maqedonia e Veriut do të zyrtarizojë dhe prezantojë strukturën e negociatave në lidhje me gjithçka që duhet bërë në atë shqyrtim dypalësh. Strukturat në Sektorin për Integrime Evropiane në Sekretariatin për Çështje Evropiane tashmë janë duke u ekipuar”, tha Kovaçevski, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Kryeministri ka vlerësuar se me kohë fillimisht do të kthehet kredibiliteti në Bashkimin Evropian, për faktin se tashmë e kemi nisur procesin dhe për faktin se një numër i madh ekspertësh, institucionesh dhe sektori joqeveritar do të përfshihen në procesin e negociatave.

Kovaçevski potencoi se nëse i shohim deklaratat e liderëve zyrtarë të BE-së ata asnjëherë nuk e vënë nën pikëpyetje zgjerimin e BE-së.

“E ndaj këtë mendim sepse pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk është e plotë sepse ne jemi pjesë inherente e BE-së, ndajmë të njëjtat vlera dhe qytetarët tanë janë pjesë e BE-së në çdo aspekt. Në këtë drejtim, mendoj se Maqedonia e Veriut ndoshta ka pasur rrugën më të vështirë për fillimin e negociatave”, tha Kovaçevski, duke kujtuar se me përfundimin e marrëveshjes me Republikën e Greqisë, si dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, të gjitha çështjet e hapura janë mbyllur.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka një udhërrëfyes të qartë se si do të bëhet anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Siç theksoi Kovaçevski, disa çështje dhe dilema janë tejkaluar dhe në kornizën e negociatave qëndron gjuha e pastër maqedonase, identiteti i popullit maqedonas dhe i gjithë procesi i negociatave janë të garantuara, ndërsa çështjet historike janë pjesë e punës së Komisionit Historik. dhe nuk janë pjesë e procesit të negociatave.

“Ajo që ne kemi si obligim në atë rrugë, që në fakt e kanë pasur edhe një numër i madh i vendeve të tjera, është rregullimi kushtetues, me atë që Maqedonia e Veriut e ka edhe një aktivitet shtesë që duhet të bëjë, që është përfshirja e pjesëve të vendeve të tjera. Një interesim të tillë tashmë e kanë shprehur popujt që jetojnë në vendin tonë dhe populli kroat, malazez, bullgar, por edhe të tjerë si populli hebre, të cilët tashmë kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Kushtetutës”, deklaroi Kovaçevski.

Duke theksuar se ai vetë mendon se kjo është mirë, sepse ka vende në BE që kanë 25 pjesë të kombeve në Kushtetutën e tyre, dhe ne tashmë kemi kombe të tjera në Kushtetutë si populli serb, vllahët, shqiptarët, romët e kështu me radhë.

“Ne jemi një shoqëri multikulturore, multikonfesionale, multietnike dhe gjithmonë them se Maqedonia e Veriut është Evropë në miniaturë sepse BE-ja është një komunitet i diversitetit, dhe Maqedonia e Veriut është pikërisht një vend në të cilin të gjitha komunitetet, gjegjësisht të gjithë popujt, qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre, kanë mundësi të barabarta për përparim personal dhe profesional”, tha Kovaçevski në intervistën për RTS.