Kasami i revanshohet Gjimnazit të Tetovës, Llalla dhe Disha i përgjigjen ashpër (VIDEO)

Politika assesi të largoj duart nga shkollat e Tetovës, në seancën e tretë të këshillit të komunës së Tetovës këshilltarja Besa Kadriu nga radhët e lëvizjes Besa kërkoj që Gjimnazi Kiril Pejçinoviq të hiqet nga grupi i shkollave të mesme dhe propozim vendimi për miratimin e punës dhe programit për vitin 2023 të kësaj shkolle të vendohet si pik shtesë që me këtë të dëmtoj punën e kësaj shkolle.


“I nderuar Kryetar propozoj që si anëtare e komisionit për veprimtari të përgjithshme komunale pika e katër dhe pika e pesë të largohen nga votimi i shkollave të mesme Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” dhe të vendoset si pik shtesë dhe për të njëjtën kemi dhe justifikim dhe në rast nevoje do ta elaborojmë në pikën shtesë” ishte kërkesa e Këshilltares Besa Kadriu nga radhët e Lëvizjes Besa Besa Kadriu edhe pse vetë e kyçur në arsim dhe me plot vetëdije dhe njohuri se çka mund të dëmtoj shkollën kërkesa e saj ajo vijon diskutimin me këshilltarët nga radhët e opozitës duke u arsyetuar se drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës Teuta Llalla nuk mund të mbaj komunikimin zyrtar me organet e komunës së Tetovës dhe se detyra e pozita e saj është jo legjitime.

Liridon Disha; Kolegia duhet që të arsyetoj se pse duhet që gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” të hiqet nga rendi i ditës Besa Kadriu; Justifikimi për të njëjtën është fakti se drejtoresha aktuale konsiderohet si pozitë të cilën ajo e disponon jo legjitime dhe kontekstit aktual që ekziston në kuadër të procedurës gjykatës administrative, ministrisë së arsimit dhe udhëheqësisë të pushtetit lokal të komunës së Tetovës

Liridon Disha; Me sa e dimë ne të gjithë drejtoresha e Gjimnazit ka fituar kontekstin gjyqësor me komunën e Tetovës dhe është drejtoreshë në bazë të vendimit gjyqësor dhe mban këtë post në mënyrë legjitime https://fb.ëatch/fRcVQuOkvO/ (Min45:00)

Kështu vazhdon debati mes Dishës dhe Kadriut e në këtë rast propozimi i rendit të ditës me ndryshimet e lartpërmendura nga Besar Durmishi vendoset në votim dhe kalon me këtë rast hapet rrugë që gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” të mos i votohet programi i punës për vitin 2023 me këtë rast politikisht dëmtohen nxënësit e kësaj shkolle sepse me mos votimin e programit vjetor të punës cenohet procesi edukativo arsimor në Gjimnazin e Tetovës. Drejtoresha e Gjimnazit Teuta Llalla në një intervistë ekskluzive për Tetova Sot deklaron se nëse vazhdon kështu Komuna e Tetovës tenton që të pengoj në cdo aspekt punëne gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”

“Ato tentojnë që gjimnazin e Tetovës ta lënë pa nxehje, ta lenë pa rrymë por fatmirësisht arsimi shqip në këtë shtet nuk ka mbet në dorë të Bilall Kasamit ka instanca më të larta që punojnë në këtë drejtim” tha Llalla për Tetova Sot

“Dmth më thoni që nëse vazhdon kështu do të drejtoheni Ministrisë së Arsimit” pyet Gazetari i Tetova Sot “Patjetër kemi një ministër që është i angazhuar për çështjet arsimore në nivel shtetërorë dhe jo vetëm në kuadër të gjimnazit” U përgjigj drejtoresha e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” Teuta Llalla

Pyetëm edhe këshilltarin Liridon Disha i cili nënvizoj se kjo metodë e vazhdimit të futjes së duarve politikisht do të ju kushtoj shumë nxënësve të cilët nuk kanë asnjë faj për përzierjet politike që bëhen nga ana e pushtetit lokal të komunës së Tetovës. “Siç e dimë të gjithë dje ishim dëshmitarë të një precedenti të ri që e iniciuan së pari këshilltarët e lëvizjes Besa dhe e përkrahën më pas edhe ata të VMRO-DPMNE-së që kishte të bëj me bllokimin e punës së gjimnazit të Tetovës, dmth dje kishim dy pika të rendit të ditës për gjimnazin e Tetovës, njëra për miratimin e raportit vjetor dhe tjetra për miratimin e programit vjetor që nënkupton për mbarëvajtjen e të gjitha punëve që i kryen drejtoria e shkollës, me këtë akt lëvizja Besa edhe njëherë dëshmon se nuk i kursen drejtorët të cilët i konsideron se nuk janë të lëvizjes Besa dhe janë të pozitës duke ju revanshuar me forma të tilla që ne nuk i kemi parë që nga pluralizmi në këtë shtet dmth nuk ka ndodhur asnjëherë që raporti vjetor dhe programi vjetor i një shkolle fillore apo të mesme të mos miratohet në këshillin komunal për arsye të revanshizmit politik” tha këshilltari nga radhët e Bashkimit Demokratik Për Integrim, Liridon Disha ekskluzivisht për Tetova Sot

Telefonuam edhe udhëheqësin e sektorit për arsim pranë komunës së Tetovës i cili dje elaboroj para këshilltarëve pas çka edhe u miratua vendimi që gjimnazit Kiril Pejçinoviq të mos i votohet programi i punës për vitin 2023 ai në një telefonatë deklaroi kështu “Nuk jam kompetent për këtë punë dhe për informata më të hollësishme do të drejtoheni tek këshilli i komunës së Tetovës në këtë rast themeluesi i shkollës” tha në një bisedë telefonike me Gazetarin e Tetova Sot Nazmi Dauti përgjegjës i sektorit për arsim në komunën e Tetovës.