Kaos në Bosfor me anijen ukrainase, “peng” 3 mijë ton misër që transportonte

Një anije mallrash që transportonte 3,000 ton misër nga Ukraina, pati probleme gjatë lundrimit në ngushticën e Bosforit në Stamboll, të enjten. Reuters raporton se për pasojë është bllokuar trafiku edhe për mjetet e tjera të lundrimit.

Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se anija 173-metra “Lady Zehma” ishte ankoruar në mënyrë të sigurt pas një dështimi të sistemit të drejtimit rreth orës 1800 GMT. Askush nuk u lëndua dhe rojet bregdetare.

Gjithsesi, informacionet që qarkullojnë në mediat e huaja bëjnë me dije se anijes mund t’i jetë dhënë fillimisht udhëzime të gabuara që në momentin kur u mësua dëmi.

Sipas qendrës së përbashkët të koordinimit të OKB-së, Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë për eksportin e drithit ukrainas, Lady Zehma u nis më 30 gusht nga Chornomorsk, Ukrainë, me destinacion Ravenna, Itali, dhe po transporton 3000 ton misër.