“Kam pirë 100 gota”, Rama i i del në mbrojtje Vuçiqit pas akuzave të opozitës për dehje me alkool

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka kursyer një koment për opozitën serbe pasi thanë se presidenti Aleksandër Vuçiq u turbullua sepse provoi shumë gota verë në Panairin e Verës në Beograd.

“Gjëja që opozita këtu e ka konsideruar presidentin të turbulluar nga gjithë ato gota që provoi, mendoj që është shumë e turbullt të akuzosh të turbullt dikë që rrëkëllen disa gota dhe ti je esëll komplet. Jemi të qartë që kjo është gara e qartë mes të kaluarës dhe të ardhmes”, tha Rama.

Ndryshe, gjatë Panairit të Verës në kuadër të Ballkanit të Hapur në Beograd, Vuçiq dje deklaroi se ka pirë mbi 100 gota alkool.

“Mos më i numëroni më, kam pirë mbi 100 gota, kjo nuk është gjë për mua, kjo është punë tjetër, unë do të vij prapë të shtunën”, tha Vuçiq.