Ja kush është polici që u plagos sonte në Çair (FOTO/VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte para pak çastesh në Çair.

Sipas informacioneve jozyrtare qe mëson TS janë dëgjuar disa krisma dhe me çrasht ka mbetur i plagosur një polic. Policia ka qenë jashtë orarit të punë, dhe siç mëson TS ai është në gjendje të rëndë dhe gjendet në spital.

Siç mëson TS, autori është i panjohur dhe se ka qëlluar në drejtim të policit me inicialet R.M. duke e goditur me dy plumba njëra i ka përfunduar në bark.

Ekipet e e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.