Ishte larguar dje nga banesa, 65-vjeçari gjendet i mbytur në shtratin e lumit Vjosa

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtratin e lumit Vjosa, ndërsa dyshimet e para janë se ai është mbytur.


Novrus Kanani ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme, ndërsa ishte bashkëshortja e tij ajo që ishte drejtuar në polici për ta gjetur.

Njoftimi i policisë:

Përmet/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.

Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.