Humbin dëshmitë e dëshmitarët, Qeveria krijon institutin për krime lufte

Janë dëshmi të mjaftueshme, që vërtetojnë krimet që janë kryer në Meje të Gjakovës.

Këto fakte tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ku akuzojnë si fajtor për këtë masakër, ish-nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë Bozhidar Deliq.
Pos tyre, dëshmi për krimet e kryera 24 vjet më parë kanë deponuar edhe shumë organizata edhe qytetarë të Kosovës.

Por shumë shpejt, krejt këto pritet të dokumentohen edhe zyrtarisht nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë, pas miratimit të këtij projektligji nga ekzekutivi.

Nga qeveria thonë se ky projektligj mori kohë më shumë pasi sfida më e madhe është se kanë humbur shumë dëshmitarë e dëshmi, tash kur janë bërë më shumë se 2 dekada pas luftës.

Sidoqoftë, projektligji ka disa parime bazë.

Megjithëkëtë, nga shoqata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit” thonë se projektligji ka mangësitë e veta, për të cilat ky si anëtar i grupit punues kishte ngritur zërin.

E ndonëse shprehen të gatshëm për të ndihmuar në këtë çështje, nga opozita janë skeptik për këtë Institut.

Një institut për hulumtimin e krimeve të luftës ishte krijuar edhe në vitin 2011-të, por ishte mbyllur në vitin 2018-të, duke vazhduar punën deri më tani vetëm në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në Divizionin për Drejtësi Tranzicionale.